Fitoi në tavolinë ndaj Rahovecit, Ballkani po shkon drejt Superligës

Përforcimet e bëra gjatë afatit kalimtar të verës kryesisht me futbollistë të Lirisë, kanë bërë që Ballkani i Suharekës të jetë ‘arrë e fortë’ për secilin kundërshtar të Ligës së Parë.

Skuadra e trajnerit Zymer Elshani sot ka marrë lajmin e gëzueshëm, pasi ankesa e tyre për sfidën e humbur me Rahovecin (2:1) është aprovuar me sukses nga Komisioni i Garave i FFK-së dhe kësisoj vijnë tri pikët e radhës.

Ballkani tani ka 20 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë me vetëm tri pikë më pak se lideri, KEK-u, shkruan Gazetasheshi.com.

Nëse arrin ta mbajë këtë formë, Ballkani ka gjasa reale që të rikthehet pas sa kohësh në elitë.