Prishtina fiton në ‘limitet’ e fundit, Trepça ’89 me stil kampioni përballë Besës, Drenica vështirë kundër Vllaznisë

Prishtina mposhti në çastet e fundit Vëllaznimin e Gjakovës me golin e realizuar nga Armend Dallku, ndërkohë edhe në dy duelet tjera të ditës së mërkurë triumfuan vendasit, shkruan Gazetasheshi.com.

Trepça ’89 mposhti me stil kampioni Besën e Pejës (3-0), ndërkohë Drenica me vështirësi Vllazninë e Pozheranit.

Gazetasheshi.com ju përcjell formacionet zyrtare, rastet dhe golat në tri ndeshjet e ditës së sotme:

Prishtina – Vëllaznimi 1-0

-Mbyllet ndeshja!
90+3′ Përjashtohet Ismet Munishi nga stoli. Gjyqtari Mervan Bejtullahu e dërgon në tribuna.
90′ Gooool. Armend Dallku ka realizuar në fundin e ndeshjes pas një super goli. Një super aksion nga goditja e dënimit, 1-0.
80′ Përpjekje e vendasve për të realizuar, por pa sukses.
60′ Pa raste konkrete në Drenas. Skuadrat luajnë me topa të gjatë.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
44′ Gashi gjendet në mundësinë më të mirë për gjakovarët në ndeshje, por pret Bekaj.
35′ Mankenda shpërdoron një rast ideal për shënim, derisa gjuan drejt në duart e Muhaxhirit.
20′ Paolo Ivani gjuan për mrekulli në tentim parabol, por pa sukses!
17′ Pevqeli gjuan me kokë vetëm jashtë portës.
10′ Fetahaj gjuan për mrekulli brenda zonës, por që bllokohet topi para se të përplaset për rrjete.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Bekaj, Maxhuni, Bashiru, Miftaraj, Dallku, Curri, Pevqeli, Boshnjaku, Fetahaj, Bozovic, Mankenda. Kryetrajner: Mirel Josa.

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Bardhoku, Dragusha, Rudi, Sahiti, Morina, K.Gashi, E.Gashi, Zeneli, Ivani, Rugova. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Gjyqtarë: M.Bejtullahu, B.Morina, A.Ejupi, S.Isufi

Trepça ’89 – Besa 3-0

-Mbyllet ndeshja!
79′ Goool. Florent Hasani më në fund gjen rrugën drejt rrjetës, derisa shfrytëzon në maksimum një pasim të Idrizit për 3-0.
73′ Goool. Otto John na përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase për të qëlluar në rrjetën e Haxhijajt për 2-0.
65′ Muja i vetë me Haxhijajn gjuan drejt në duart e tij.
61′ Idrizi gjuan mbi portë, pas një dalje të pamenduar të Haxhijajt.
56′ Kasapi gjuan për mrekulli nga ndërpreja, pret me mund Hajdini.
54′ Idrizi pason në mënyrë briliante për Hasanin, por sërish ai e godet shtyllën.
50′ Hasani godet shtyllen sërish, e pabesueshme!
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Goool. John realizon një super gol afër zonës, duke ‘shkarkuar’ të djathtën në portën e Haxhijajt.
44′ Sërish Hasani nga largësia, kësaj radhe traversa e shpëton Haxhijajn.
38′ Hasani nuk kordinohet mirë me goditjen e tij, gjuan vetëm jashtë portës.
30′ Edhe njëherë tjetër shpëtimtar Haxhijaj, derisa pret goditjen e Brojës.
28′ Hasani gjuan nga largësia pret Haxhijaj.
20′ Hasan Hyseni shpërdoron një rast ideal për shënim, derisa godet vetëm pingulen i vetëm me Haxhijajn.
18′ Hasani gjuan me të majtën nga afërsia mbi portë.
09′ Broja gjuan fuqishëm, port pret ‘gardiani’ Haxhijaj.
03’Kasapi gjuan furishëm, por mbi portë.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Potoku, Izmaku, Ladrovci, Broja, Mustafa, Jashari, Hasani, Hyseni, John. Kryetrajner: Sabit Osmani.

Besa: Haxhijaj, Papuqi ,Milloshoviq, Kuqi, Rexha, Sheqerolli, Gashi, Kasapi, Qorolli, Hoxha, Merlaku. Kryetrajner: Sahit Gashi.

Gjyqtarët: V.Kastrati, E.Hysni, M.Berisha, Sh.Murtzi

Drenica – Vllaznia (P) 1-0

-Mbyllet ndeshja!

-Mbyllet pjesa e parë!
28′ Goool. Visar Berisha ka realizuar golin e parë në ndeshje, duke kaluar vendasit në epërsi, 1-0.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drenica: Neziri, Hamiti, Bejta, Lushtaku, Haxhaj, Thaqi, Musa Berisha, Tahiri, Zabërgja, Osmani. Kryetrajner: Bekim Shotani.

Vllaznia (P): Bajrami, Syla, Hashani, Kaqiku, Rexhepi, Kastrati, Thaqi, Bruti, Behluli, Maliqi, Salihu. Kryetrajner: Betim Sylejmani.

Gjyqtarët: G.Shala, V.Kelmendi, F.Abrashi, B.Batalli.

/Gazeta Sheshi/