Mbyllen eliminatoret/ Këto janë kombëtaret e mëdha që mbesin jashtë Botërorit

U mbyll edhe dita e fundit për eliminatoret e Rusi 2018. Rezultatet surprizë nuk munguan as në grupet e fundit që kishin mbetur për të vendosur skuadrat që do shkonin drejt Kupës së Botës.

kualifikueset

Greqia ka arritur të sigurojë “play-off”-in në grupin H, pas fitores 4-0 me Gjibraltarin. Edhe pse Bosnja fitoi me shifrat 1-2 ndaj Estonisë, kjo fitore nuk i shërbeu që të kalonte helenët në klasifikim. Belgjika që e kishte siguruar vendin e parë, mundi bindshëm 4-0 Qipron.

Franca ka ruajtur vendin e parë në grupin A, falë fitores 2-1 ndaj Bjellorusisë, ndërsa Holanda fitoi 2-0 ndaj Suedisë, por jo me 7 gola diferencë, aq sa i duhej. Në këtë mënyrë Suedia është ajo që kalon në fazën “play-off”. Ndeshja e fundit mes Luksemburgut dhe Bullgarisë u mbyll në barazim 1-1.

Portugalia fitoi 2-0 sfidën më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve ndaj Zvicrës, dhe i mori vendin e parë me anë të golavarazhit më të mirë. Dy ndeshjet e tjera të grupit B, u mbyllën me fitoren e Letonisë 4-0 ndaj Andorës, dhe fitoren e Hungarisë 1-0 ndaj Ishujve Faroe.

 

Grupi H

Belgjikë – Qipro 4-0

Hazard 12′, 52′, 62′ , Lukaku 78′

Greqi – Gjibraltar 4-0

Torosidis 32′, Mitroglu 61′, 63′, Xhaniotas 78′

Estoni – Bosnje Hercegovinë 1-2

Antonov 75′ / Hajroviç 48′, 84′

Grupi A

Francë – Bjellorusi 2-1

Grizman 27′, Zhirud 33′ / Saroka 44′ 

Hollandë – Suedi 2-0

Roben 16′ (p), 40′

Luksemburg – Bullgari 1-1

Til 3′ / Çoçev 68′

Grupi B

Portugali – Zvicër 2-0

Zhuru 41′ (a), Andre Silva 

Hungari – Ishujt Faroe 1-0

Bode 81′

Letoni – Andora 4-0

Ikaunieks 11′, Sabala 19′, 59′, Tarasovs 63′