Futbollisti shqiptar tregon se si e ‘zuri’ Pamela Andersonin, flet edhe Kombëtaren dhe Lorik Canën

I

Biznesmeni i suksesshëm shqiptar ka komentuar paraqitjen e Kombëtares shqiptare në ndeshjen përmbyllëse të kualifikueseve të kampionatit botëror “Rusi 2018”, punën e trajnerit Panuçi, pa harruar edhe pushimet luksoze në shoqërinë e yjeve të “showbizit” botëror.

“Nuk është e thjeshtë për trajnerin e ri që t’i njohë lojtarët shqiptarë për kaq pak kohë. Ka ardhur nga një kampionat tjetër dhe nuk i njeh shumë mirë. Goli i Italisë? Për mendimin tim, kemi një rreshtim të gabuar. Si futbollist, mua më ka pëlqyer që t’i ndanim lojtarët në zonë. Në atë moment, Hysaj mund të ishte më mbrapa. Gjithashtu, si Mavraj dhe Veseli, mund t’i ndanin më mirë lojtarët. Mendoj se ky gol ka qenë faji i Agollit.

Edhe Grezda mund ta kishte ndihmuar në momentin e fundit. Kur unë kam luajtur në Itali, i është dhënë prioritet taktikës. Ndërsa në Shqipëri i jepet një pjese të vogël në stërvitje. Në momentin e golit, duhet të kishim më tepër komunikim me njëri-tjetrin, kështu kemi pësuar edhe gola me Spanjën. Mendoj se nëse në lojë do të ketë më tepër komunikim, atëherë do të jetë 20-30 për qind më e saktë në veprimet e lojtarëve sepse ti e ndihmon tjetrin në komunikim”.

Trajneri

Hysenbelliu vë theksin se Shqipëria do të duhej të bënte një përzgjedhje tjetër të trajnerit, duke afruar një person më me përvojë. Njëherësh ai zbulon njohjen e hershme me kreun e pankinës kuqezi.

“Unë Panuçin e kam ndjekur në njëfarë periudhe kur ka qenë trajner i Livornos në Serinë B. Kam pasur dy ish-shokët e mi të Barit që kanë qenë pjesë e Livornos. Atë vit Livorno kishte bërë një ekip për t’u ngjitur në Serinë A, me blerjet e bëra, entuziazmin, presidentin etj. Trajneri i parë nuk shkoi mirë, u largua dhe në vend të tij u vendos Panuçi. Dhe, në dy ndeshjet e para, ai i arriti dy fitore, pastaj pati rënie dhe u hoq si trajner.

Pra, aty e pashë që ishte një trajner që nuk ngrohte shumë me lëvizjet. Pati defekte si trajner. Si futbollist të gjithë e njohim dhe për atë që ka arritur, i heqim kapelën. Unë besoj se një kombëtare si Shqipëria, që akoma ka nevojë të mësojë, nuk do të merrte një trajner që vjen për të mësuar. Ndaj duhet të kishte një trajner me shumë eksperiencë. Megjithatë, edhe nëse në këtë detyrë nuk ecën siç duhet, prapëseprapë ai i ka medaljet e sukseseve të arritura si futbollist në karrierë”.

Mes të tjerash, Fatmir Hysenbelliu zbulon edhe disa të pathëna nga pushimet verore, mes tyre me modelen e famshme amerikane Pamela Anderson apo me “Wags”-in e njohur në Itali, personazh edhe në mediat vendëse sportive, Kristina Pedroti. Pyetjes nëse në kohën kur ka qenë bashkë me Pedrotin ka diskutuar për Kombëtaren shqiptare, mes humorit Hysenbelliu u përgjigj: “Kur shkojmë me pushime, nuk është se flasim për futbollin” (qesh).

Pyetjes nëse e ka ftuar në Shqipëri, sipërmarrësi i suksesshëm zbuloi: “Do të vinte edhe në Shqipëri, por jashtë është më e qetë”.

Fatmir Hysenbelliu nuk la pa komentuar edhe ceremoninë e lamtumirës të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

“Ka qenë një imazh i mirë i Kombëtares sonë, ka qenë nga të paktët që ka ecur aq shumë jashtë shtetit. Nëse ti udhëton në Francë dhe përmend emrin e tij, të gjithë e njohin dhe gëzojnë një respekt të madh për atë. Ka pasur një peshë në ekipin kombëtar dhe do të ndihet mungesa e tij. Por shpresoj që të rinjtë të shërbejnë sadopak, por do të jetë e vështirë”, deklaroi ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Fatmir Hysenbelliu, shkruan Panorama Sport.

hysenbelliu5 hysenbelliu4 hysenbelliu3 hysenbelliu2 hysenbelliu hysenbelliu1 Image result for pamela fatmir

sh-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Fatmir Hysenbelliu ka qenë i ftuar dje në panelin e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”.