Ujkani reagon ashpër, ky është fajtori kryesor për humbjen nga Islanda

Samir Ujkani është i lumtur me paraqitjen ndaj Islandës, por ka akuzuar gjyqtarin për gabimet që ka bërë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Samir Ujakni ka fajësuar gjyqtarin pas humbjes 2:0 nga Islanda në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Gjyqtari e ka shkatërruar këtë skuadër, duke anuluar një gol të pastër, pasi Rashica nuk ishte në pozitë jashtë loje. Gjëra të tilla kanë ndikuar në këtë ndeshje”, tha Ujkani pas ndeshjes për Supersport.

Ai po ashtu e pranoi se këto janë momente të vështira, por kërkoi nga të gjithë që të kenë besim te kjo skuadër.