KEK-u fiton bindshëm ndaj Ferizajt

Skuadra e organizuar e KEK-ut ka fituar miqësoren e sotme me rivalin e Ligës së Parë, Ferizajn me shifrat 3:0.

Sfida e zhvilluar në Ferizaj i takoi në tërësi ”Elektricistëve”, të cilët e kanë marrë shumë seriozisht edicionin e ri nga ku synojnë rikthimin në elitë pas një kohe të gjatë.

Visar Sahiti, Shqipdon Ademi dhe Durim Gashi realizuan për ekipin që drejtohet nga Sadat Pajaziti.