Idrizin e motivon trofeu i Superkupës, ja fjalët e tij

Trepça ’89 e ka fituar sot Superkupën e Kosovës, pasi mposhti Besën 5:0. Njërin nga golat e shënoi kapiteni, Shpëtim Idrizi, i cili ndihet mjaft i lumtur për trofeun e fituar.

”Ndeshjes i kemi hyrë me seriozitet pavarësisht formës së Besës dhe falë kësaj arritëm edhe ta fitojmë Superkupën. Aty ku ka konkurrencë ka edhe sukses”, deklaroi Idrizi.

Ai ka komentuar edhe përforcimet e ardhura, duke përquar një mesazh tek rivalët për titull. ”Përforcimet e ardhura janë të qëlluara dhe besoj se në edicionin e ri 89-shi do ta ketë sërish fjalën kryesore”, përfundoi Idrizi. /Gazeta Sheshi/