Do të befasoheni me kapitenin e ri të Lirisë (FOTO)

Lojërat e mira të shfaqura në miqësoret e deritanishme dhe simpatia që ka fituar trajneri Bledi Shkëmbi ndaj tij, kanë rezultuar me shiritin e kapitenit për të riun, Meriton Korenica.

Në fakt, mungesa në përbërjen startuese e Robert Gjerajt ka bërë që Shkëmbi t’ia transferojë shiritin e kapitenit Korenicës, shkruan Gazetasheshi.com.

Ish-anëtari i Shkëndijës udhëhoqi sot ekipin e tij drejt barazimit 3:3 me Tiranën në “Selman Stërmasi”.

Korenica realizoi njërin nga tre golat. Ndërkohë, para këtij dueli, në barazimin po ashtu 3:3 me Kukësin, Korenica realizoj ’het-trik’.

 

Fotografia e KF Tirana

Fotografia e KF Tirana