Aubameyang trondit Dortmundin, gëzon Milanin

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Borussia Dortmund.

Ditë më parë u raportua si nga ana e lojtarit po ashtu edhe klubit se Pierre-Emerick Aubameyang do të qëndrojë edhe për së paku një edicion në Bundesliga.

Por, tani është vetë sulmuesi që ka thënë të kundërtën, duke i dhënë sinjale pozitive Milanit, që po këmbëngul për 28 vjeçarin.

“E ardhmja ime? Pyetje e vështirë, do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha sulmuesi për Sky Sports Germany