Juventus me sulmues nga Kosova (FOTO)

Juventus kërkon një futbollist nga Kosova.

Qëndrim Kameraj do të luajë rol të rëndësishëm në sulmin e Juventusit për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për ekipin e juniorëve të gjigantit torinez që beson në kualitetet e futbollistit me prejardhje nga Kosova, raportojnë mediat italiane.

Kameraj dhe Sandro Kulenovic mund të jenë dyshja e re e sulmit të “Bianconerëve” për sezonin e ri te skuadra Primavera, përcjell lajmi.net.

Alessandro Dal Canto ka zëvendësuar Fabio Grosson në postin e trajnerit.

Dhe, Kameraj pret të luajë një sezon si protagonist te gjiganti torinez.