Zyrtare: Prishtina me trajner të ri

Prishtina sot është rikthyer me përgatitje pas një pushimi disaditor. Skuadra ka stërvitur në terrenin ndihmës të stadiumit “Agron Rama” në Kastriot.

Në stërvitjen e parë munguan disa futbollistë për shkak se ndodheshin në pushime, por të njëjtit do të kthehen brenda 2-3 ditëve.

Ndërkohë, trajneri aktual, Arsim Thaçi ka njoftuar se gjatë javës pritet t’u bashkohet edhe një trajner kondicional nga Italia.

”Gjatë javës do të vijë një trajner kondicional nga Italia. Do të bëjmë disa teste për të parë formën e futbollistëve”, është shprehur Thaçi.

Ndryshe, ai vazhdon të insistojë se Prishtina do ta fitojë titullin edicionin e ri. “Prishtina do të dalë kampion dhe do të luajmë në Ligën e Kampionëve”, theksoi tekniku prishtinas, i cili nuk e ka të sigurt postin e kryetrajnerit.