Zyrtare: Kika prezanton përforcimin e radhës (FOTO)

Kika vazhdon me përforcime. Futbollisti i radhës që i bashkohet skuadrës entuziaste nga Hogoshti është sulmuesi i krahut, Neshat Jakupi.

Futbollisti nga Bujanoci së fundmi ka qenë pjesë e Kosovës së Prishtinës, teksa ka mbrojtur edhe ngjyrat e Hajvalisë, transmeton Gazetasheshi.com.

Në bazë të asaj që raporton faqja e klubit nga Liga e Parë, sulmuesi ka pasur edhe disa oferta tjera, por ka zgjedhur Kikën.