Tusuni afër Vëllaznimit

Ish-futbollisti i Dritës, Alban Tusuni është pranë kalimit te Vëllaznimi. Futbollisti që këtë verë u nda me Dritën pas katër vitesh të kaluara te klubi gjilanas, po kërkohet nga trajneri, Ismet Munishi dhe një ribashkim i tyre është i mundshëm.

Kujtojmë që Munishi deri më tash ka transferuar disa futbollistë të Dritës, derisa kësaj ‘liste’ mund t’i shtohet pikërisht Tusuni.

Fotografia e Fansat e Futbollit Kosovar