Prishtina rinis përgatitjet

Pas ndeshjes kualifikuese në Europa League, Prishtina që luajti kundër Norrkoping-ut, skuadra ka pushuar për dhjetë ditë dhe sot rinis sërish punën.

Nga ora 17:00 në Kastriot fillon puna e fazës së dytë – të fundit përgatitore para fillimit të kampionatit që nis më 19 gusht.

Prishtina mëton të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri dhe të luftojë për të gjitha trofetë e mundshme.