Papuqi: E shoh një Gjilan shumë të fortë

Përforcimi i ri i Gjilanit, mbrojtësi i majtë, Fisnik Papuqi, tha se do të jenë një ekip e fortë, por sipas tij, synimi është t’i kënaqim me lojëra e rezultate të mira tifozët ‘Skifterat’. “E shoh një Gjilan shumë të fortë po ashtu që shumë vështirë që do të thyhet”, ka thënë Papuqi. Ai flet edhe për derbin më të madh në vend, Gjilani-Drita:

“Gjithmonë derbi i Anamoravës në futboll ka qenë ndër derbit e përmendur edhe në Ballkan, kur ia shtojmë kësaj edhe përforcimet dhe ambiciet e të dy klubeve, atëherë do të jetë një derbi shumë shumë i nxehtë”, thotë Papuqi. Futbollisti beson e shpreson se kampionati do të jetë edhe më atraktiv sidomos do të rritet edhe cilësia, kur shihen përforcimet që bëjnë ekipet e ndryshme. “Është vështirë të konstatohet tani, por mund them se do të jetë përsëri shumë interesant liga, duke parë interesimin e klubeve për dalje në Evropë”, tha Papuqi.