Morina zbulon synimin e madh të Gjilanit

Gjilani e ka marrë shumë seriozisht edicionin e ri të Vala Superligës. Gjilanasit do të tentojnë titullin e kampionit apo edhe Kupën e Kosovës për të kapur Evropën.

Kështu ka thënë trajneri, Arbnor Morina. ”Do të bëjmë të pamundurën që të luftojmë për pozitën e parë dhe për Kupën për arsye se të gjithë e meritojnë një gjë të tillë, simpatizuesit, qyteti dhe mbi të gjitha njerzit që e drejtojnë klubin”, është shprehur Morina, raporton Gazetasheshi.com.

Për një gjë të tillë, tekniku prishtinas po thotë se po punohet shumë dhe po i bëhet ‘hyzmeti’ në mënyrën më të mirë.

“Kemi bërë një gërshetim të lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë. Të shohim si do t’ia dalim”, shtoi Morina.

Gjilani deri më tash i ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese ndaj Flamurtarit dhe 2 Korrikut dhe që të dyja I ka fituar.