Mavraj me të dashurën gjermane pushime romantike në Ibiza (Foto)

Mavraj po i kalon pushimet në Ibiza me të dashurën gjermane, Lisa.

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, po i shijon ditët e relaksit me të dashurën e tij gjermane, Lisa, shkruan Gazeta Express.

Çifti janë duke i kaluar pushimet verore në Spanjë, në Ibiza.

Këta e ka vërtetuar vetë bukuroshja gjermane, Lisa, që ka shpërndarë në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” disa foto me partnerin e saj në bregdetin Iberik.

“Dashuria nuk ka nevojë të jetë perfekte, por vetëm e vërtetë”, ka shkruar bukuroshja në foton e postuar me Mavrajn.

Ka disa vite që komentohet për lidhjen e Mavrajt me bukuroshen gjermane, por lojtari vazhdon ta mbajë të fshehtë, duke mos u ekspozuar shumë. /Gazeta Express/