Llapi sfidon 2 Korrikun në miqësoren e radhës

Pas duelit me juniorët e KEK-ut, Llapi të mërkurën do të zhvillojë edhe miqësoren e dytë. Përballë llapjanëve do të jetë 2 Korriku.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë prej orës 17:00, shkruan Gazetashesh.com.

Në testin e parë, Llapi kishte triumfuar 5:1. Ndërkohë, 2 Korriku pësoi të shtunën 6:0 nga Gjilani.