Largim i rëndësishëm nga Drenica (FOTO)

Mërgim Rexha dhe klubi i Drenicës i kanë ndarë rrugët. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti, derisa ka falenderuar tashmë ish-klubin e tij për korrektësinë e treguar, shkruan Gazetasheshi.com.

“Ju njoftoj që nga sot nuk jam pjesë e K.F.Drenica ! Falenderoj kryesinë e K.F.Drenica për oferten e rinovimit te kontratës mirëpo për shkaqe familjare nuk mund të jem më pjesë e tyre. Falenderoj kryesinë e klubit, bashklojtaret,treneret si dhe shqiponjat e zeza për përkrahjen e tyre gjatë tërë kohës ! Tani jam lojtar i lir dhe së shpejti do të vendos për të ardhmen”, ka deklaruar Rexha.

Fotografia e Mergim Rexhaj/Gazeta Sheshi/