Konkurrenca te Prishtina largon nga skuadra Kelmendin, Krasniqin e Begollin

Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi dhe Gentrit Begolli sot filluan ditën e parë të ushtrimeve me Prishtinën që fatkeqësisht nuk zgjati deri në fund për arsye se u ndaluan nga trajneri Arsim Thaçi.

Sipas asaj që raporton TVPrishtina, trajneri Thaçi sot iu është drejtuar tre futbollistve të rinj, duke ju thënë se për shkak të konkurrencës, duhet të kërkojnë mundësi në klubet tjera, pasi te Prishtina nuk kanë vend, transmeton Gazetasheshi.com.

Kësisoj, me gjasë kjo treshe do të mbetet e lirë pas këtij vendimi të trajnerit Thaçi, i cili nuk është pritur aspak mirë te tifozët e klubit, “Plisat”.