Këto janë synimet e Blakçorit me Llapin

Ekipet kosovare po përgatiten që këtë edicion të përgatiten që të startojnë vrullshëm në edicionin e ri të garave.

Shumica prej tyre janë përforcuar me futbollistë të rinj, duke synuar kështu të paraqiten sa më suksesshëm .

Paraqitje të mira po synon të bëjë edhe ekipi i Llapit. Futbollisti, Ilir Blakçori, i cili në këtë sezon do ta bartë prapë fanellën e Llapit, thotë se ekipi bardhekaltër është përforcuar dhe do të jetë shumë e rrezikshme për skuadrat kundërshtare .

“Kemi arritur të krijojmë një skuadër mjaft stabile. Gjithsesi që do të synojmë të tregohemi të suksesshëm në edicionin e ri të garave dhe të rrëmbejmë trofe. Atmosfera brenda ekipit është e mirë, e ky fat besoj që të na ndihmojë të vazhdojmë rrugëtimin tonë suksesshëm.

Do të mundohem ta jap maksimumin tim për skuadrën, kemi një trajner i cili na motivon që të arrijmë t’i realizojmë me suksese çdo qëllim”, ka thënë për GazetënDirekt, Blakçori.

Iliri Blakçori,sezonin që lamë pas ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit, në të cilin ekip kaloi një sezon të mrekullueshëm.

Ani pse tani i takon klubit të  Llapit, Blakçori nuk ka harruar t’i falënderon kryesinë, “Skifterat” dhe trajnerin e Gjilanit për momentet e kaluar te ekipi gjilanas.