Këto janë dy skaudrat e Vala Superligës që ende nuk kanë konfirmuar trajnerët

Kur ka mbetur edhe një muaj deri te fillimi i edicionit të ri të Vala Superligës, vetëm dy skuadra ende nuk kanë konfirmuar trajnerët për edicionin e ri.

Fjala është për Besën dhe Prishtinën. Përderisa të parët ende nuk kanë startuar as me përgatitje dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim, Prishtina aktualisht po drejtohet nga Arsim Thaçi, por që kryesia po shikon tregun e jashtëm për ta sjellë një ‘timonier’ të huaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Prishtina sot ka rinisur përgatitjet pas pushimit disaditor nga ndeshja e fundit me Norrkopingun në Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, Besa që së fundmi u drejtua nga Astrit Imami, është në krizë të madhe.

Ekipet tjera tashmë kanë trajnerët me të cilët do të nisin kampionatin. Së fundmi, Vllaznia e Pozheranit emëroi Bekim Isufin si shef të shtabit teknik, teksa para pak ditësh Feronikeli riktheu Gani Sejdiun.