Hajvalia po bëhet gati për Evropë, zbarkon edhe një lituaneze (VIDEO)

Kampionia dhe fituesja e Kupës në konkurrencën e femrave në elitën e futbollit të Kosovës, Hajvalia, ka filluar stërvitjet intensive për një pjesëmarrje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në Ligën e Kampionëve.

Të dielën, në stërvitje së bashku me vashat e tjera të Hajvalisë, ka zbarkuar edhe një futbolliste tjetër e repartit të mbrojtjes që është nga Lituania, Ugne Smitaite.