Ditë zie për KF Gjilanin dhe Skifterat (FOTO)

Sokol Mehmeti nuk jeton më. Djaloshi ri nga Gjilani është ndarë nga jeta në mesnatën e së dielës, derisa ka lënë të pikëlluar shokët dhe gjithë farefisin.

Mehmeti nuk arriti ti mbietonte ‘sulmit kardiak’ vetëm disa orë pasi ishte rikthyer nga një ndeshje e futbollit të vogël, raporton Gazetasheshi.com.

Ai ishte anëtarë i tifo grupit “Skifterat”, derisa kjo tifozëri ka bashkëndjerë dhembjen me familjarët dhe gjithë tifozët e tjerë.

“Shprehim keqardhje dhe bashkndjejmë dhimbje me familjen dhe shoqërinë e të ndjerit Sokol Mehmeti.

Një skifter i vjetër dhe shembull për të gjithë ne do t’i mungojë shokëve Skiftera, FC Gjilani-t dhe Kombëtarës tonë.

Pusho në paqe shoku jonë!”, thuhet në komunikatën e tyre.

Fotografia e KF Gjilani - Skifterat/Gazeta Sheshi/