Begolli konfirmon ndarjen me Prishtinën

Pas një periudhe të gjatë të kaluar te Prishtina, Gentrit Begolli është ndarë me këtë skuadër.

Ka qenë trajneri, Arsim Thaçi që gjatë ditës së sotme ua ka kumtuar lajmin tre futbollistëve, Begollit, Endrit Krasniqit dhe Shend Kelmendit se duhet të gjejnë një mundësi te klubet tjera, pasi te Prishtina më nuk kanë vend për shkak të konkurrencës.

Ndërkohë, i pari që ka konfirmuar ndarjen me kryeqytetasit është Begolli.

”Të nderuar familjar dhe miq, Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente te mrekullushme, ku kemi arritur te fitojmë gjithçka që është e mundur në futbollin e Kosovës. Po ashtu, falemnderoj disa nga trajnerët që kam punuar me ta, e mbi të gjitha tifozerin e zjarrtë Plisat. Me respekt, Gentrit Begolli”, ka shkruar futbollisti në Facebook.

Begolli si njëri nga talentët e mëdhenj të futbollit kryeqytetas, është zhvilluar si futbollist te Prishtina dhe me lojërat e tij kishte fituar zemrën e tifozerisë, “Plisave”.

Andaj, ndarja në këtë mënyrë me kryeqytetasit nuk është mirëpëritur nga tifozët.

Fotografia e Gentrit Begolli