​Juventus nënshkruan me zëvendësuesin e Buffonit (FOTO)

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e portierit, Wojciech Szczesny, shkruan Gianluca Di Marzio.

Marrëveshja do të finalizohet brenda orëve të ardhshme, me Juventusin q do të paguajë 10 milionë euro.

Szczesny pritet të jetë zëvendësues i Gianluigi Buffonit, i cili ka njoftuar se pas këtij sezoni do të pensionohet nga futbolli.

Portieri polak e njeh shumë mirë Serie A, sepse në dy sezonet e fundit ka mbrojtur portën e Romës.