Zyrtare: Vushtrria transferon Burim Sadikun

Ashtu siç paralajmëroi Gazetasheshi.com gjatë ditës, Vushtrria ka transferuar portierin, Burim Sadiku.

Klubi vushtrrias e ka prezantuar ‘gardianin’ që edicionin e kaluar barti fanellën e Drenicës.

Sadiku bëhet përforcimi i tretë i Vushtrrisë pas Labinot Osmanit dhe Ismet Cakës.

Skuadra synon edhe përforcime tjera, teksa nga emrat që pritet t’i bashkohet Vushtrrisë është edhe Kujtim Kutllovci.