Zyrtare: Drenica nuk di të ndalet, ky është nënshkrimi i rradhës (FOTO)

Arion Ymeri është futbollisti i rradhës që ka nënshkruar me skuadrën e Drenicës. ‘Gardiani’ nga Skenderaj ka vazhduar kontratë edhe për një vit tjetër me kuq e zinjtë, shkruan Gazetasheshi.com.

“Portieri skenderajas, Arion Ymeri, ka vazhduar me klubin edhe për një vit. Ymeri është portier i cili ka dal nga Shkolla e Futbollit e klubit tonë, dhe ka dhenë kontribut të madh për fanellën e klubit tonë. Ymeri do të vazhdojë të jap kontribut për fanellën e Drenicës edhe edicionin e ri të garave 2017/2018. Klubi vazhdon ende punën intensive deri në kompletimin e skuadrës”, thuhet në njoftimin zyrtar nga klubi i Drenicës.

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare/Gazeta Sheshi/