Vushtrria nuk ndalet, ka gati edhe disa transfere

Pas transferimit të Labinot Osmanit e Ismet Cakës, Vushtrria synon që të sjellë edhe të tjerë futbollistë.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com, emrat e radhës që pritet të përfundojnë në ”Ferki Aliu” janë portieri, Burim Sadiku dhe mbrojtësi Kujtim Kutllovci.

Me gjasë, Vushtrria do të tentojë të rikthejë në ekip edhe futbollistë tjerë që ishin pjesë e historisë së klubit me rastin e shpalljes kampion.