Trepça me trajner të ri

Skuadra e Trepçës është bërë me trajner të ri. Ekipi mitrovicas që edicionin e ri do të garojë në Ligën e Parë ka emëruar shef të shtabit teknik Nazmi Ramën, shkruan Gazetasheshi.com.

Marrëveshja tashmë është arritur dhe Rama do t’i prijë skuadrës edicionin e ri me qëllim që të arrihet sërish Vala Superliga.

Rama drejtoi “Xehetarët” edicionin e kaluar në pak ndeshje për t’u kthyer sërish. Ai e zëvendëson Fidaim Haxhiun që po punon në Shkollën e Futbollit të KEK-ut.

Ndryshe, Trepça synon edhe disa përforcime gjatë ditëve të ardhshme.