Trajneri serb nuk do ti thoshte jo për ta drejtuar Kosovën (FOTO)

Zv. trajneri aktual i Tiranës, Ivan Gvozdenoviç, u transferua në vitin 2010 tek bardheblutë nga klubi i Crvena Zvezdës, mes ankthit se çfarë e priste në Shqipëri dhe dëshirës për të vazhduar karrierën në nivel profesionistësh.

tirana gvozdenovic

Në një rrëfim special për “Top Channel”, serbi tregon për hapat e parë në kampionatin shqiptar, si dhe për incidentin e shëmtuar të ndodhur në Beograd, në 14 tetor të 2014.

Gvozdenociv

Gvozdenoviç, i cili është pajisur edhe me licencën e trajnerit, nuk e përjashton mundësinë e drejtimit në Kosovë nëqoftëse do i jepej një shans.

josa gvozdenovic

Frika për t’u transferuar në Shqipëri

“Kam dëshirë që të flas në shqip, prapë nuk jam shumë mirë, por kam qejf ta provoj. 4 herë kisha refuzuar ofertat nga Tirana sepse nuk e dija çfarë ishte Shqipëria, do kisha probleme apo jo?!

Familja e kishte pak problem. ‘Mendohu mirë më thoshin, pse shkon andej, më mirë lëre fare futbollin.’ Unë e dua futbollin dhe isha gati ta provoja, përse jo? Nuk kisha frikë, e di mirë se çfarë është politika, çfarë është futbolli, çfarë është sporti.”

 

Miku më i mirë në Shqipëri

“Për Zotin unë kam shumë miq nga Shqipëria dhe Kosova, por kam qenë me Pero Pejiç më shumë kohë. Ai është kroat, por për mua nuk ka asnjë problem, jemi të gjithë njësoj. Ne kemi qenë bashkë edhe me Tiranën, edhe me Kukësin, edhe me Korçën.”

Incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri

“Unë isha në Maqedoni me ekipin e Kukësit, për fazë përgatitore. Ishim bashkë në një hotel, duke parë ndeshjen. Ishin dy lojtarë nga Kosova me ne, domethënë nga Shqipëria. Për mua ishte shumë turp ajo që ndodhi. Për mua ishte një zhgënjim, nuk u ndjeva mirë, u ndjeva i turpëruar. Unë jam këtu prej 6-7 vitesh dhe nuk kam pasur kurrë probleme, kam shumë shokë.”

 

Drejtimi në Kosovë

“Ta mendoj, pse jo?! Në futboll nuk ke shans të thuash jo. Ne jemi këtu komshinj, jemi miq dhe ky është futboll, nuk është politikë. Nëse do të kisha oferta do ta mendoj mirë, por nuk jam për jo.”