Super-lajm për Trepçën, bëhet me donator nga Kroacia

Ditë të mira po vijnë për Trepçën. Emërimi i Nazmi Ramës në krye të shtabit teknik nuk është lajmi i vetëm i mirë për mitrovicasit.

Kjo për faktin se një donator nga Kroacia ka arritur marrëveshje me kryesinë aktuale për t’i ndihmuar klubit, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndonëse emri i tij nuk është bërë publik, ai pritet ta ndihmojë Trepçën rreth organizimit.