Ronaldo ende në pushime, konfirmohet nëse do të luajë në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Cristiano Ronaldo do të luajë në Camp Nou kundër Barcelonës.

Përkundër pushimeve të zgjatura, portugezi do të jetë i gatshëm për sfidën e Superkupës së Spanjës më 13 gusht ndaj Barcelonës.

Sipas “Marcas”, gjendja fizike e Ronaldos është e mirë dhe ai nuk vuan nga ndonjë lëndim.

Lojtari mori pjesë në Kupën e Konfederatave me Portugalinë, duke e mbyllur atë në mënyrë të përsosur fizike.

Ronaldo do të mbërrijë javën e ardhshme në Madrid për testet mjekësore para sezonit të ri.