Reali vjen me një vendim ‘shokues’ për Balen!

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Gareth Balen për një ofertë të majme dhe të parezistueshme.

Në fakt, “Los Blancos” duket se kanë hequr dorë nga ylli uellsian, i cili në dy sezonet e fundit ka vuajtur shumë nga lëndimet e njëpasnjëshme.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja angleze “Sunday Express”, sipas të së cilës, fokusi i kampionit evropian është përqendruar i tëri për momentin tek talenti i Monacos, Kylian Mbappe.

Kampionët e Spanjës janë të vendosur ta transferojnë sulmuesin francez këtë verë dhe këtë mund ta bëjnë edhe më lehtë me paratë që do t’i merrnin nga shitja e ish-futbollistit të Tottenhamit, për të cilin interesim qe një kohë të gjatë ka shfaqur Manchester United, por së fundmi edhe kampioni anglez, Chelsea.