Mourinho ka disa fjalë për Arsenalin pas vazhdimit të kontratës së Wengerit

Jose Mourinho dhe Arsene Wenger nuk kanë pasur raporte të mira mes vete në vitet e fundit.

Të dy jo rrallë herë kanë ‘thumbuar’ njëri-tjetrin, madje edhe i kanë vendosur nofka.

Megjithatë, Mourinho ka përshëndetur vendimin e Arsenalit për vazhdimin e kontratës së trajnerit të tyre.

“Unë mendoj se Wenger ka marrë atë që pikërisht çdo trajner e dëshiron. Një klub të fortë me dy vite kontratë”, ka deklaruar Mourinho.

“Trajtim fantastik edhe nga bordi i Arsenalit. Kjo ishte ajo që ai e meritonte”.