Këto janë largimet e medha nga Feronikeli

Feronikeli këtë verë është përballur me largime të shumta. Është gati një super-skuadër apo saktësisht nëntë futbollistë që i kanë dhënë lamtumirën klubit nga Drenasi.

Fidan Gërbeshi, Bujar Shabani, Ardian Limani, Besnik Krasniqi, Flamur Neziri, Blerand Kurtishaj, Mevlan Zeka, Mentor Zhdrella, Labinot Osmani janë emrat që u ndanë me klubin.

Drejtori sportiv, Arton Berisha ka njoftuar se lojtarët e larguar nuk kanë pasur kontrata dhe kanë shprehur dëshirën për të ndërruar ambient, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjithsesi, bëhet fjalë për emra të mëdhenj të futbollit kosovar që në skuadrat tjera janë vlerësuar si super-përforcime. Nga nëntë futbollistët e ndarë me Feronikelin, vetëm Besnik Krasniqi ende nuk është bërë me skuadër të re.

Ndryshe, “Nikli” deri më tash ka transferuar Qemail Elshanin, Granit Arifajn, Albert Dabiqajn dhe Arbër Prekazin.