Jorge Mendes ia sjellë Milanit përforcimin e vitit (FOTO)

Milani mund të realizojë edhe një transferim tjetër “bombastik”.

Sipas informacioneve të “Calciomercato.com”, agjenti portugez, Jorge Mendes, ia ka ofruar klubit kuqezi mesfushorin e Bayernit, Renato Sanches.

Bayerni ia ka vendosur çmimin e njëjtë futbollistit, aq sa e ka transferuar nga Benfica vitin e kaluar, 35 milionë euro.

Kuqezinjtë do të tentojnë ta huazojnë fillimisht për dy vite Sanchesin me të drejtë blerje, por Bayerni dëshiron ta shesë që në verë.

Agjenti Jorge Mendes ka raporte të mira me Milanin, pasi që në këtë afat kalimtar e transferoi në “San Siro” edhe sulmuesin Andre Silva.

cats