Ja si startuan Drita dhe Vllaznia e Pozheranit sot!

Drita triumfoi me rezultat minimal përballë Vllaznisë së Pozheranit në miqësoren e zhvilluar sot në terenin sintetik në Gjilan. Autori i golit të vetëm në ndeshje ishte Bujar Shabani, shkruan Gazetasheshi.com.

Tek dy ekipet startuan edhe futbollistët e ardhur në këtë afat kalimtar, derisa pati edhe mungesa.

Gazetasheshi.com ju transmeton edhe si janë dukur përbërjet e dy skuadrave:

Drita startoi me këtë përbërje: Halimi, Haliti, Limani, Kuka, Gerbeshi. Livoreka, Kaatrati, Ramadani, Shabani, Fazliu, Kryeziu. Kryetrajner: Milaim Zuzaku.

Duhet theksuar se në pjesën e dytë të lojës u inkuadruan edhe përforcimet e reja si Bujar Shabani dhe Kastriot Rexha.

Vllaznia startoi me këtë përbërje: Bajrami; Suliman, Kallaba, Miftari, Syla; Bruti, Thaqi, Mustafa, Beluli Alidema, Rexhepi. Kryetrajner: Elmaz Halimi.

Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe përforcimet e tjera të Vllaznisë, përpos Shkëmbim Salihut i cili mungoi për arsye familjare.

/Gazeta Sheshi/