Ja ku do t’i zhvillojë Prishtina ndeshjet si vendas në vjeshtë

Për shkak të vonesës në renovim, stadiumi i Prishtinës nuk do të jetë gati për skuadrën as në stinorin vjeshtor të edicionit të ri.

Kësisoj, Prishtina ndeshjet si vendas pritet t’i zhvillojë sërish në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, shkruan Gazetasheshi.com.

Ishte paraparë që punimet të përfundonin në muajin gusht, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.