Drita triumfon në testin e parë parasezonal ndaj Vllaznisë së Pozheranit (FOTO)

Drita ka triumfuar në testin e parë parasezonal ndaj Vllaznisë së Pozheranit me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazetasheshi.com.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Bujar Shabani në minutën e 60-të, teksa nga largësia arriti të gjejë cakun për të gëzuar një numër të madh të “Intelektualëve” që ishin mbledhur për të parë ndeshjen e parë kontrolluese të bardh e kaltërve për edicionin e ri.

Për dy skuadrat luajtën pothuajse të gjitha përforcimet e bëra në afatin kalimtar të verës, megjithëse “merkatoja” ende nuk ka përfunduar dhe mund të kemi ende ndryshime në formacion.

Fotografia e Fansat e Futbollit Kosovar/Gazeta Sheshi/