Debutuesit me gola të Vala Superligës

Dje janë zhvilluar disa ndeshje miqësore te skuadrave të Vala Superligës. Ndërkohë, disa debutues kanë pasur fatin të kontribuojnë edhe me gola.

Kësisoj, në fitoren prej 6:0 të Gjilanit ndaj 2 Korrikut, sulmuesi i ardhur te ekipi kuq e bardh, Fatih Karahoda ka shënuar, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, debutues me gol kishte edhe te Llapi. I ardhuri nga Gjilani, Ilir Blakçori realizoi një gol të bukur në fitoren prej 5:1 ndaj juniorëve të KEK-ut.