“Bomba” e Fassones, tregon se kush mund t’i bashkohet Milanit

Marco Fassone, drejtor i përgjithshëm i Milanit, ka bërë të ditur se tregu i transferimeve nuk ka përfunduar për skuadrën e tij.

Milani, edhe pse ka qenë skuadra më aktive në tregun e transferimeve këtë verë, ka paralajmëruar ardhjen edhe të një sulmuesi të dëshmuar.

Fassone ka deklaruar se Milani janë të interesuar të nënshkruajnë me njërin nga këta tre sulmues, Pierre Emerick Aubameyang, Andrea Belotti dhe Alvaro Morata.

“Shumë emra janë përmendur, gjithë sulmues të mëdhenj. Do ishte mirë të kemi një nga Belotti, Morata ose Aubameyang. Jemi duke menduar të bëjmë diçka për këtë pozitë”, pa deklaruar Fassone.