A do të luajë Ronaldo në Shkup?

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e Super Kupës së Evropës me 8 gusht në Shkup.

Real Madrid, si kampion i Ligës së Kampionëve do të takohet me Manchester Unitedin, i cili fitoi trofeun e Ligës Evropës.

Por, portugezi pritet të mos jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane pasi që pushimet e lojtarit po vazhdojnë dhe futbollisti nuk është i gatshëm për takimin.

Kështu së paku shkruan Marca, e bazohet në burimet e afërta me klubin, i cili nuk dëshiron të rrezikoj me CR7 pasi që sezonin e kaluar ka qenë disa herë i lënduar.

Ronaldo parashihet të luajë më 13 gusht për SuperKupën e Spanjës, ku Los Blancos do të takohen me Barcelonën në Nou Camp.