Zyrtare: Edhe dy nënshkrime të tjera për Drenicën (FOTO)

Shkëlzen Lushtaku dhe Drilon Osmani janë dy futbollistët e rradhës që kanë vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin e Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e kanë konfirmuar kuq e zinjtë përmes faqes zyrtare:

“Klubi ka vazhduar me rinovimin e kontratave për pjesën kryesore të skuadrës, që ishte edicionin e kaluar. Së fundmi është arritur marrëveshja me mbrojtësin, Shkelzen Lushtaku i cili do të jetë pjesë e klubit edhe për një vit. Gjithashtu kontratën e ka vazhduar edhe mesfushori, Drilon Osmani. Të dy këta futbollistë kanë qenë në ekipin e edicionit të kaluar duke dhënë kontribut për fanellën e klubit. Drejtuesit e klubit vazhdojnë ende punën intensive për përforcime dhe rinovime tjera”, thuhet në komunikatë.

Fotografia e FC Drenica - Faqja ZyrtareFotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare/Gazeta Sheshi/