Zbukurohet derbi i madh

Superderbi kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës këtë herë do të jetë më ndryshe. Zakonisht, sa herë që ndeshen këta dy rivalë, atmosfera në tribuna lë nën hije tapetin e gjelbër.

Mirëpo, në edicionin e ri, vështirë se tribunat do të marrin vëmendjen para akterëve kryesorë në terreb.

Kjo për faktin se skuadrat i kanë kushtuar rëndësi të madhe ‘merkatos’ verore, duke transferuar futbollistë tejet cilësorë.

Emrat si Diar Mustafa, Fisnik Papuçi, Fatih Karahoda, Filonit Shaqiri, Edon Sadriu, Edison Kçiku e të tjerë që përforcuan Gjilanin dhe prurjet ’bombastike’ të Dritës si Astrit Fazliu, Xhevdet Shabani, Kastriot Rexha, Bujar Shabani, Fidan Gërbeshi, Ardian Limani e lojtarë tjerë, janë garanci për një spektakël të madh, shkruan Gazetasheshi.com.

Klubet nga Anamorava këtë edicion synojnë ta kapin Evropën, por paraprakisht duhet kaluar shumë pengesa e ndër to është edhe derbi i madh që do të zhvillohet tri herë.

Se kush do t’ia dalë, mbetet të shihet…