Kaloi një javë te Drenica, Neziri ka disa fjalë për skuadrën

Janë bërë një javë prej që portieri, Flamur Neziri ka filluar stërvitjet me Drenicën dhe përshtypjet e para janë jashtëzakonisht të mira.

Kështu të paktën ka shkruar Neziri në facebook. “Sezoni 2017/2018 KF Drenica. Java e pare e ushtrimev ishte fantastike fal punes se Trenerit Bekim Shotani dhe atmosferes ne klub. Falenderoj Kryesin e KF Drenica per mikepritje bashkelojtart ne krye me Kapitenin Sami Geci dhe shpresoj qe me pune dhe rezulltate do i bojm krenar qytetart e Drenices”, shkruan Neziri.

Ai zgjodhi Drenicën pas përfundimit të kontratës me Feronikelin.

Fotografia e Flamur Neziri