Zhdrella te Llapi, Batatina ka disa fjalë

Llapi mbrëmë prezantoi përforcimin më të madh, mesfushorin Mentor Zhdrella. Me këtë rast, trajneri Tahir Batatina ka deklaruar se ekipi i tij do të frymojë ndryshe me ardhjen e katër herë futbollistit më të mirë në vend.

“Me ardhjen e lojtarit më të mirë në Kosovë, Llapi do të frymojë ndryshe sepse në skuadër rikthyem katër lojtarë po në këtë afat kalimtar, Ilir Blakçorin, Benjamin Eminin, Meriton Mehmetin dhe Mentor Zhdrellën. Kam deklaruar se filozofia ka qenë që skuadra të mbulohet me futbollistë vendorë dhe këtë ia arritëm së bashku me kryesinë, sidomos me kryetarin e klubit, Nexhat Dumnicën”, është shprehur Batatina.

Ai ka pohuar se Llapi do të tentojë të kapë Evropën edicionin e ri.