Feronikeli me super-përforcim (FOTO)

Arbër Prekazi do të jetë përforcimi i radhës i KF Feronikelit.

Prekazi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës së Pejës, duket se karrierën do të vazhdojë në Drenas.

Lojtari ka arritur marrëveshje me “Niklin” dhe me gjasë do të prezantohet sot bashkë me trajnerin, Gani Sejdiu.

Klubi nga Drenasi ka njoftuar se sot prej orës 18:00 do ta prezantojë trajnerin e ri dhe përforcimet. /Gazeta Sheshi/