Bakir Burri mund t’i marrë frenat e Besës

Biznismeni pejan, Bakir Burri mund të rikthehet sërish në krye të klubit të Besës. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës është nga emrat e përfolur që mund ta nxjerrë nga kriza e madhe që e ka kapluar Besën, shkruan Gazetasheshi.com.

Për më shumë, burime brenda klubit pejan kanë konfirmuar se janë në pritje të vendimit të madh të Burrit, i cili shihet si shpëtim për Besën.

Pejanët janë të vetmit që ende nuk kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri dhe po përballen me krizë financiare.