Ja kur hedhet shorti për fillimin e edicionit të ri në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar ditën e martë të 25 korrikut, për të tërhequr shortin e çifteve të edicionit 2017/18.

Ndeshja hapëse e sezonit do të zhvillohet më 19 gusht. Edhe sivjet në Superligë do të garojnë 12 skuadra dhe ky do të jetë edicioni i 9-të që garat do të zhvillohen me sistemin e Bergerit, në bazë të të cilit ekipet ballafaqohen mes vete tre herë.

Tre skuadra janë inkuadruar në Superligë nga Liga e Parë, Flamurtari, Vëllaznimi dhe Vllaznia e Pozharanit. Ndërsa klubet tjera që vazhdojnë në elitë janë: Trepça 89, Prishtina, Drita, Gjilani, Drenica, Llapi, Besa, Liria dhe Feronikeli.